Shtetësi për të shpërngulurit nëse deklarohen si maqedonas musliman

Shtetas të Turqisë me origjinë nga Maqedonia tashmë po joshen për të përfituar shtetësinë e Maqedonisë.

Kjo po ndodhë me gjithë ata emigrantë të Maqedonisë Lindore që dekada më parë janë shpërngulur në Turqi për rrethana të ndryshme sociale, por edhe diskriminime tjera, ndërsa bëhet fjalë për pjesëtar të besimit musliman.

Autoritetet e Shkupit këta qytetarë po i njohin dhe emërtojnë si maqedonas musliman, ndërsa shumica prej tyre që joshen janë të njohur si maqedonas, që kanë jetuar më parë në Maqedoninë Lindore.

Një histori e tillë përshkruhet në gazetën “Dnevnik”  dhe bëhet fjalë për Kenan Balkan, një shtetas turk, i cili dekada më parë është shpërngulur nga zona e Demir Kapisë.

Ai thotë se është nga zona e Demir Kapisë në lindje të vendit dhe se familja e tij ishte shpërngulur në vitin 1956. Por ai thekson se familja e tij me tren ishte deportuar për në Turqi, por duke mos saktësuar asnjë arsye, dhe se për këtë nuk ka pyetur as gazetari që synon vetëm dhënien e shtetësive për këta shtetas turq, por me kushtin e vetëm që ata të deklarohen se janë me përkatësi etnike maqedonase, dhe fenë islame.

Një nismë të tillë për të rritur numrin e maqedonasve në vend, e kanë nxitur disa shoqata të maqedonasve musliman, por edhe organizata nacionaliste maqedonase Kongresi Botëror Maqedonas, e cila ka kërkuar ndryshimin e ligjit për shtetësi dhe dhënien e mundësisë që shtetësinë të përfitojnë të gjithë  siç thuhet “maqedonasit musliman që janë shpërngulur drejt Turqisë”.

Në këtë temë nuk përmenden aspak shqiptarët e shpërngulur numri i të cilëve është edhe më i madh. Por për këtë kategori do të pamundësohet e drejta për pajisje me shtetësi. Ndryshimet e propozuara të ligjit do të pamundësojnë që shqiptarët e shpërgulur të mund të përfitojnë shtetësinë e vendit.

Në atë periudha numri më i madh i të shpërngulurve ka  qenë shqiptarë dhe se ata janë detyruar që të heqin dorë nga toka, pasuria dhe shtetësia jugosllave, duke firmosur një dokument se vullnetarisht largohen nga vendi. /INA/

Lajme të ngjashme

Back to top button