Angelina Jolie heq dorë nga aktrimi

Angelina Jolie konfirmon se ka në plan të dalë në pension si aktore, që të përqendrohet në karrierën e saj si producente dhe krijuese e filmave.

Duke folur për revistën “Du Jour”, për të promovuar filmin e saj më të ri “Unbroken”, ylli i çmimit “Oscar” tha se planifikon të lëvizë përgjithmonë pas kamerave, ndërsa zbuloi se nuk e gëzon fakti i të qenit në qendër të vëmendjes.

“Unë kurrë nuk kam isha rehat si aktore. Unë kurrë nuk kam dashur të isha para kamerës”, tha Jolie. “Unë nuk mendoja ndonjëherë se do të isha drejtuese, por shpresoj që të jem në gjendje të vazhdoj këtë karrierë, sepse më lumturon më shumë”, tregoi Angelina Jolie për herë të parë.

Jolie pohoi se në qershor do të paraqitej si Kleopatra, e cila mund të jetë dhe roli i saj i fundit.
“Është një nga ato momente që ju thoni, është roli i fundit, do jepni gjithçka për të dhe me atë do e përfundoni në një mënyrë të shkëlqyer. Çfarë mund të bëni pas saj?”, tha Jolie për BBC Radio.

Drejtuesja e filmit “Unbroken”, ku flitet për një yll olimpik i cili hasë shumë vështirësi në jetën e tij, tha se kishte bindur edhe bashkëshortin e saj Brad Pitt se, ky projekt ishte i duhuri për të shënuar pikën e dytë të kthesës në karrigen e producentes.

“ Shkova në shtëpi dhe i thashë Brad-it, jam shumë kurioze për këtë film. Është triumfi i shpirtit të njeriut, duke gjetur besim dhe duke falur. Jeta e këtij njeriu duket kaq interesante. Dhe Brad tha: Oh e dashur, ky projekt ka qarkulluar për një jetë”, përshkruan Angelina Jolie.

Lajme të ngjashme

Back to top button