UEJL-ja do të ngrohet nga biomasa

Universiteti i EJL-së nga Tetova e ka nxjerrë nga përdorimi mazutin, ndërsa në vend të tij për marrje të energjisë për ngrohje do të shfrytëzohet biomasë, me çka dukshëm do të kontribuohet për zvogëlimin e emisionit të gazrave të qelqta.

“E përshëndesim vendimin e Universitetit të Evropës Jugliundore në Tetovë që ta promovojë përdorimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë, me të cilën edhe praktikisht realizohet një nga aksionet e Planit për kampus me emision të ulët që pritet të kontribuojë, madje edhe simbolikisht për zbutje të ndryshimeve klimatike, për çka nevojiten procedura dhe teknolgji inkuadruese inovative”, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Ibrahimi në solemnitetin me rastin e shënimit të 13-vjetorit të ormimit të Universitetit dhe lëshimit në përdorim të impiantit për marrje të energjisë dhe biomasës.

Ai theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si koordinator nacional për ndryshime klimatike, në bashkësinë akademike shikon partner në realizimin e aktiviteteve nga fusha e ndryshimeve klimatike, e cila është shumë komplekse dhe e cila kërkon partneritet me palë të ndryshme të prekura.

“Edukimi dhe ngritja e diturive për ndryshime klimatike janë një nga faktorët kyç për përballje të drejtë me ta”, theksoi Izairi.

Lajme të ngjashme

Back to top button