Si të lëmë duhanin me mënyra natyrale

Një ndihme për eliminimin e nikotinës vjen edhe zgjedhjet ushqimore korrekte. Një mënyrë natyrale ku mund te gjeni mbështetje për te shmangur duhanin.

Për te lënë duhanin nevojitet shume vullnet por ne ndihmë mund te na vijnë edhe disa sjellje apo zgjedhje tonat te cilat na e bëjnë me te lehte këtë sfide. Edhe pse ne këto kohe janë shume te paket ata njerëz te cilët nuk janë te ndërgjegjshëm për demet qe shkakton duhani, për te gjithë duhanpirësit e tjerë vështirësia me e madhe është një metode e mire për ta lënë atë.

Ushqimi
Një ndihme e madhe vjen lloji i ushqimit qe  ndjekim. Kush konsumon fruta dhe perime ne sasi te mira favorizon reduktimin e duhanit dhe me pas eliminimin e tij përfundimisht. Fibra dhe kripëra minerale te cilat gjenden tek vegjetalet arrijnë te ndihmojnë fizikun për te larguar sa me mire nikotinën. Edhe konsumimi i drithërave është shume i këshillueshëm sepse fal energji te menjëhershme edhe këto janë aleate shume te mire për te lënë duhanin. Kur ju hipën dëshira për te ndezur një cigare konsumoni një karote apo pak selino këto janë dy përbërës shume te mire te mirëqenies dhe do te bëjnë t’u kaloje dëshira për te tymosur duhan.

Aktiviteti fizik
Lëvizja është gjithmonë diçka shume e mire, por nëse keni vendosur te lini duhanin ajo behet e domosdoshme. Ndihmon për tu qetësuar, ndihmon ne përqendrim, por edhe diçka tjetër, ajo ju bën te mos mendoni për cigaret. Ju jep ajrim mushkërive dhe sistemit respirator duke lejuar kështu një oksigjenim te indeve qe me duhanin kane humbur elasticitetin e tyre. Mund te shërbejë edhe një ecje e thjeshte apo mund te zgjidhni aktivitete relaksuese si joga etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button