10 përdorime befasuese të orizit

Ne kuzhinën tone ne ruajmë ndoshta pa e ditur edhe një sere elementesh te cilët ne një fare mënyre mund te jene te dobishëm edhe për te tjera funksione nga ato për te cilat i njohim. E një nder to është edhe orizi, i cili përveçse si ushqim mund te përdoret edhe për disa funksione te tjera ne shtëpi.

1.    Pastrim i shisheve dhe vazove. Është fjala për objekte qe e kane te vështirë manipulimin ne brendësi te tyre për shkak te grykës se vogël. Për këtë, fusim disa luge me oriz brenda ne shishe, e mbushim atë me ujë te ngrohte.  E leme ne këtë mënyrë për disa minuta, me pas e tundim me force dhe e shpëlajmë.

2.    Lodra për kafshët e shtëpisë, veçanërisht macet. Me oriz mbushim disa qeska prej cohe brenda te cilave mund te shtojmë edhe disa fije bari. Do te shihni se macet do te argëtohen shume.

3.    Për te shpëtuar celularin. Nuk janë te rralla rastet kur celulari aksidentalisht na bie ne ujë. Ajo qe këshillohet ne këtë rast është heqja sa me pare e baterisë, tharja me ndonjë cohe te posaçme te pjesës tjetër dhe me pas vendosja ne një ene me oriz, i cili ka aftësinë te thithin ujin e mbetur aty.

4.    Pjekjen e frutave. Vendosja e frutave te cilat ende nuk janë pjekur mjaftueshëm ne një ene ku me pare kemi vendosur edhe oriz, është një tjetër prakticitet qe ndihmon ne pjekjen me te shpejte te tyre.

5.    Për përgatitjen e jastëkëve te ngrohte. Për te eliminuar borsat e ujit qe tradicionalisht përdoren për këtë qellim, mund te përdoren jastëkë te mbushur me kokrra orizi, qe me pare vendoset për tu ngrohur ne mikrovale.

6.    Përcaktimin e temperaturës se vajit. Ne këtë rast ne vajin qe kemi hedhur paraprakisht për tu nxehur, hedhim disa kokrra oriz. Nëse ato do te dalin ne sipërfaqe duke filluar te skuqen, ne këtë rast mund te themi qe vaji është ne temperaturën e duhur për te tiganisur.

7.    Uji qe del nga zierja e orizit, është i përshtatshëm për tu përdorur për kujdesin e fytyrës. Ujin qe del, mund ta përdorim duke njomur fytyrën me ane te një cohe te pastër. Kjo i detyrohet vlerave zbutëse te amidonit te orizit.

8.    Për ruajtjen e kripës. Krupa e ruajtur ne ene te vogle tenton te ngjitet për shkak te lagështirës. Ne këtë rast, disa kokrra orizi ne te do te ishin ne zgjidhje e mire.

9.    Qumësht orizi. Për këtë ne 1 litër ujë hedhim 50 gram oriz. Trazojeni me një frulator te zakonshëm dhe filtroni përmbajtjen dhe sheqeroseni sipas dëshirës.

10.    Pastrimi i makinës se kafesë. Për këtë hidhni disa kokrra orizi ne brendësi te makinës se kafesë dhe vazhdoni me procedurën e zakonshme te përgatitjes se kafes.

Lajme të ngjashme

Back to top button