Interi do të jetë skudara e re e Messit?

Lionel Messi ditë më parë, foli për lumturinë që ka në Barcelonë, të cilën me dëshirë të madhe do të donte ta vazhdonte, por shtoi se e ardhmja gjithmonë mund të sjellë ndryshime, duke shtuar se një ditë, mund të largohet nga Camp Nou.

Pas kësaj deklarate, media kanë nisur zërat e parë, rreth një aventure të re të Lionel Messit, larg Barcelonës.
Mediat spanjolle, shkruajnë për simpatinë që katër herë fituesi i Topit të Artë ka për qytetin e Milanos, e në veçanti për skuadrën Inter, e cila kaherë ka shprehur dëshirë, që një ditë të ketë në skuadër argjentinasin.

Messi në fakt, ka qenë ëndrra e ish presidentit, Massimo Moratti.
Kjo ka bërë që në Spanjë, Interi të shihet si skuadra më afër Messit, por nuk lihet pa u cekur edhe paga që merr Messi në Barcelonë, që në këto momente duke parë situatën te skuadra kampione e Evropës në vitin 2010, vështirë të besohet se kjo gjë mund të arrihet.

Lajme të ngjashme

Back to top button