Danas: Prokuroria serbe ndihmoi EULEX-in në rastin e Fatmir Limajt

Prokuroria serbe për krime të luftës pretendon se ka ndihmuar në identifikimin e viktimave dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve të krimeve të luftës të kryera në vitin 1999 në “kampin” Kleçka.
E përditshmja serbe “Danas” shkruan se ekipi i EULEX-it ka nisur ekshumimin në rajonin e Kleçkës në shtator të vitit 2009, transmeton Koha Ditore.

Po sipas kësaj gazete, Prokuroria serbe për krime të luftës në vitin 2008 kishte nisur hetimet kundër Fatmir Limajt për raste të tjera të krimeve të luftës mbi popullsinë serbe në rajonin e komunave Lipjan, Shtime dhe Gllogovc nga qershori deri në tetor të vitit 1998, transmeton RTK.

Prokuroria serbe kishte bërë kërkesën në Gjykatën e qarkut në Beograd për zbatimin e hetimeve kundër Fatmir Limajt dhe 27 pjesëtarëve të UÇK-së për shkak të, siç thuhet, dyshimeve se kanë kryer krime të luftës mbi 22 civilë serbë dhe shqiptarë. 
 

Lajme të ngjashme

Back to top button