Nikoliq: Serbia nuk do ta ndryshojë kushtetutën për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka deklaruar sot se BE kërkon nga Beogradi të përfundojë bisedimet me Prishtinë dhe të rregullojë qëndrimin ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia është e gatshme të vazhdojë bisedimet me, siç shprehët, administratën e Prishtinës dhe të zbatojë çdo marrëveshje të arritur, përfshirë edhe formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.

Mirëpo, në një deklaratë për media, Nikoliq ka thënë se bisedimet nuk mund të shkojnë tutje, nëse pala kosovare vazhdon të përfaqësohet si shtet i pavarur.

“Në bazë të Kushtetutës së Serbisë, ne nuk mundemi të bisedojmë me Kosovën si shtet të pavarur. Serbia. Serbia mund të gjejë ndonjë kryeministër e president tjetër që do ta bënin një gjë të tillë, duke e shkelur kushtetutën e vendit. Mirëpo, ne të dy këtë nuk do ta bëjmë”, ka thënë Nikoliq, duke iu referuar edhe kryeministrit aktual serb Aleskandar Vuçiq. (Lajmi.net)

Lajme të ngjashme

Back to top button