Mijëra kosovarë duan të “ikin” në Kanada

Rreth 24 mijë kosovarë kanë aplikuar brenda një viti për viza migrimi për në Kanada.

Shumica prej tyre janë të papunë dhe të dëshpëruar me jetën në Kosovë, por që nuk i plotësojnë kushtet minimale të kërkuara për të migruar në këtë shtet.

Kjo është arsyeja kryesore pse vetëm tri familjeve deri më tani u janë dhënë vizat nga ky shtet. Këtë e bëjnë të ditur përfaqësuesit e kompanive këshilluese të cilat u shërbejnë qytetarëve në plotësimin e formularëve dhe përkthimin e dokumenteve me pagesë, për aplikim për viza në këtë shtet, shkruan sot Koha Ditore.

Pronari i kompanisë ‘Promokos’, Hamzë Bytyqi ka thënë se prej fundit të vitit 2013 deri më tani u ka shërbyer 24 mijë kosovarëve në përkthimin e plotësimin e formularëve për migrim në Kanada.

“Kanadasë nuk i duhen juristë dhe ekonomistë. Nuk mundet çdokush të shkojë atje. Unë po e vërej se qytetarët i kapur një eufori dhe po mendoj se në momentin e aplikimit ata vërtetë do të shkojnë atje. Mund të them se shanset janë shumë të vogla të fitohet viza”, ka thënë ai shkruan sot Koha Ditore.

Lajme të ngjashme

Back to top button