Berisha: Qeveria e re i vjodhi votat, nuk e pranoj

Kryetari i dorëhequr i PD-së Sali Berisha, gjatë votimit në selinë blu për kreun e PD-së, nuk ka lënë pa përmendur edhe kryeministrin e ardhshëm Edi Rama. Ai është shprehur se nuk do ta njohë qeverinë e re, transmetojnë mediat shqiptare.

“I them zotit Rama që të mos bllokoj procesin e rinumërimit. Nuk ke potencialin që të mbash pushtetin e dalë nga droga dhe krimi. I them atij të mos bllokojë transparencën sepse përndryshe nuk do të njohim asnjë rezultat dhe asnjë pushtet të dalë nga vjedhjet”, tha Berisha.

Berisha ka votuar në selinë blu rreth orës 11:17 minuta, ndërsa është shprehur për mediat se Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë rezultat dhe asnjë pushtet të dalë nga vjedhjet.

Në të gjithë vendin janë ngritur rreth 57 qendra votimi, të cilat janë hapur në orën 08:00 të mëngjesit, dhe do të mbyllen në orën 19.00.

Ndërkaq, numërimi i votave është parashikuar të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Këshilli Kombëtar dhe deputetët me banim në Tiranë, do të votojnë në qendrën e votimit, në selinë e Partisë Demokratike.

Dy kandidatët Lulëzim Basha dhe Sokol Olldashi kanë bërë fushatë intensive që prej dy javësh duke u takuar me anëtarësinë në të gjithë vendin. /shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button