BFI-ja mbështet lustrimin e klerikëve

Bashkësia Fetare Islame (BFI) është pro verifikimit të zyrtarëve fetarë. Ky është qëndrimi zyrtar i këtij institucioni në pyetjen e Alsat M, pasi nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë dolën me paralajmërimin se do të kërkojnë hetimin e klerikëve të tyre të krishterë. Me zgjidhjen e tanishme ligjore, zyrtarët fetarë nuk janë përfshirë në hetimin poër bashkëpunëtor të shërbimeve secrete, për shkak se kjo dispozitë u abrogua nga Gjykata Kushtetuese. Nga BFI-ja thonë se të gjithë teologët në atë kohë kanë qenë pro procesin dhe i kanë dorëzuar vullnetarisht deklaratat e tyre, por në BFI dhe jo në Komisionin për Verifikimin e Fakteve.

“Nëse një ditë ky ligj do të zgjerohet dhe do të na përfshijë edhe ne, si Bashkësi Fetare, në atë çast para Komisionit përkatës do të deponohen të gjitha deklaratat e firmosura nga teologët që funksionojnë në kuadër të BFI-së dhe organet e saj. Kushdo që ofron deklarata të rrejshme do të përballet pastaj me ligjin përkatës. Ne as që mendojmë të bëhemi strehë e “urithëve” të cilët jo pak kanë dëmtuar çështjet tona kombëtare e fetare, si dhe njerëzit tanë të devotshëm. Pra, edhe ne si BFI në Maqedoni jemi pro këtij procesi, madje për përshpejtimin e tij”.

Sipas ligjit të deritanishëm, klerikët mund të lustrohen nëse iniciativën e tillë e ngre kryetari i tyre, pranë Komisionit të Lustrimit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button