UEJL shënon 13 vjetorin e themelimit

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), ka shënuar sot 13 vjetorin e themelimit të tij. Nga ideja e deri në realizim, nuk ishte aspak e lehtë është shprehur Rektori i UEJL-së, Zamir Dika, ndërsa nuk ka lënë pa i përmendur edhe vështirësitë financiare që kohë pas kohe ka pasur ky universitet, por që tanimë sipas Dikës, janë tejkaluar dhe Universiteti po ecë në këmbë të forta drejtë synimeve të tija.
 
“Sot e para 13 viteve, u zgjodh modeli i krijimit të një institucioni të arsimit të lartë i cili jo vetëm që do zyrtarizojë përdorimin e gjuhës shqipe por njëkohësisht do ofrojë arsim të lartë e të krahasueshëm me trendet ndërkombëtare të arsimit duke qenë i hapur për të gjithë studentët pa dallim të gjuhës së studimit. Kjo ide e përkufizuar me themelimin e UEJL-së u materializua diku përmes investimit prej 35 milion euro për të krijuar infrastrukturë fizike, moderne por edhe për të përkrahur aktivisht krijimin dhe zhvillimin e resurseve njerëzore në këmbim të dyanshëm me universitetet ndërkombëtare dhe vendet donatore”, deklaroi Zamir Dika. Rektor i UEJL.
 
Si sfidë të veçantë të UEJL-së, Dika e ka përmendur modernizimin e Universitetit dhe perfeksionimin e sistemit të nxënies së dijes tek të rinjtë, me çka edhe ka ftuar të gjithë të rinjtë, që të bëhen partnerë të UEJL-së, për të arritur majat e suksesit përmes studimit në këtë universitet.
 
“Nga komentet tona për një përqindje të madhe të të rinjve të pa-interesuar për të studiuar të gjejmë mënyra për të nxitur potencialin dhe interesin ekzistues të çdo të riu në klasë duke ftuar ata që të jenë partnerët tanë përgjatë rrugës së nxënies së dijeve.” Zamir Dika. Rektor i UEJL
 
Me rastin e ceremonisë së shënimit të 13 vjetorit të themelimit të UEJL-së, janë shpërndarë edhe diplomat e doktorimit të disa profesorëve dhe studiuesve të këtij universiteti ndërsa në shënimin e këtij përvjetori ka marrë pjesë edhe kryeministri Nikolla Gruevski

Lajme të ngjashme

Back to top button