Ku ka ngecur fshirja e borxheve: Nga 42.000 kërkesa vetëm 200 vendime?

Pasi që më 1 nëntor në Veles janë ndarë 200 vendimet për fshirjen e borxheve të qytetarëve nga kategoritë e ndjeshme, deri më tani nuk ka pasur vendime të tjera, reagojnë qytetarët. Sipas tyre edhe pse ministri i financave Zoran Stavreski ka premtuar se i gjithë procesi për këtë masë të qeverisë do të përfundojë më së voni deri më 25 nëntor edhe pse kanë dorëzuar kërkesa, nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Që nga fillimi, kur ishte paralajmëruar masa, kamë dorëzuar kërkesë për fshirje të borxhit ndaj bankës, në pajtim me kushtet, për shkak të sëmundjes. I kamë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme por deri më sot nuk kamë marrë asnjë përgjigje. Mendoj që edhe nëse kërkesa më është refuzuar duhet të marr ndonjë lajm që mos të jetoj me shpresë”, thonë për Meta.mk banorët e lagjes Muçurin të Shkupit.

Ministri I financave Zoran Stavrevski theksoi se deri në fund të muajit nëntor të gjithë qytetarët që i plotësojnë kushtet, kategoritë më të ndjeshme sociale, do të ju shlyhen borxhet.

Lajme të ngjashme

Back to top button