Komiteti harton agjendën për të ardhmen, në rend dite asnjë nga temat aktuale

Në mbledhjen e saj të parë në këtë mandat mblidhet komiteti për Marrëdhënie mes Bashkësive Etnike.

Komiteti nuk ka tratjtuar temat aktuale të ndodhive politike në vend, por ka hartuar agjendën e veprimit për vitin 2015.

PDSH-ja ka kritikuar pasivitetin e Komitetit. . Bekim Fazliu theksoi se ky organ i dalë nga Marrëveshja e Ohrit, duhej mbledhur të paktën dhjetëra herë deri tani.

“Japim gjuhën shqipe, japim flamurin, burgosim shqiptarët me burg të përjetshëm, japim edhe shqiptarët e Pollogut për Jugohromin. Ilirët i bëjmë maqedonas nëpër tekstet shkollore. “Speciallcat” në çdo vendbanim ku jetojnë shqiptarët”, deklaroi Bekim Fazliu, PDSH.

Edhe deputetët e BDI-së numëruan dhjetëra tema që duhet të jenë në rend ditë të Komitetit.

“Të kërkohet raport nga zv/kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi, deri ku është arritur me implementimin e Marrëveshjes. Sa është përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i bashkësive etnike. Cilat masa janë marrë deri më sot ndaj institucioneve që nuk kanë respektuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Pse nuk respektohet përdorimi i gjuhës shqipe në nivel të Qytetit të Shkupit. Në Komitet të debatojmë edhe për vendimet gjyqësore që kanë ndikuar për prishjen e marrëdhënieve ndëretnike”, tha Rafiz Aliti, BDI.
“Ne jemi detyruar të debatojmë për incidente në fusha të sportit, për rrahje nxënësish nëpër autobus, për mos implementimin e ligjeve, përfshi këtu ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe ashtu siç është. Apo fenomenin që mbase vetëm këtu ndodh, me qindra e qindra administratorë, të cilat janë barrë e buxhetit, rrinë nëpër shtëpi. Nuk di shembull tjetër ku ne paguajmë parazitë”, u shpreh Xhevat Ademi, BDI.

Lajme të ngjashme

Back to top button