Drejtoresha e “Arseni Jovkov”, kërcënon mediat për të fshehur realitetin diskriminues

Drejtoresha e ” Arseni Jovkov”, mbanë realitetin diksriminues të nxënësve shqiptarë largë syve të opinionit.

Drejtoresha e Shkollës së Mesme Ekonomike ‘Arseni Jovkov’, Jovanka Asprovska, vazhdonë të refuzojë filmimin në shkollë nga mediat, ndërkohë që kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski i cili ka autoritetin e themelimit të shkollave të mesme në kryeqytet, thotë se edhe ai, ashtu sikurse Asprovska, nuk iu beson të dhënave të Televizionit ALSAT-M se në klasat shqiptare në shkollën ‘Arseni Jovkov’, ka edhe nga 42 nxënës!
Asprovska madje kërcënoi sot Televizionin ALSAT M se do ta padisë në gjyq për shpifje pasi ajo vlerëson se informacionet që ne kemi transmetuar mbi shkollën janë të pavërteta.

“Nuk jam tërësisht i njohur me këtë problem, por po shoh se ALSAT-i po merret me të… por duhet të kemi të qartë se në shumë shkolla, nëse përpiqemi të analizojmë dhe skanojmë që të gjitha 21 shkollat e mesme në Shkup d.m.th nga arsye të ndryshe, në paralele të caktuara ka numër maksimal të nxënësve dhe ai numër është 34 d.m.th nuk ka 42 por 34 dhe unë nuk e di nga e keni nxjerrë këtë numër. Numri 34 është i lejuari me ligj. Kemi paralele që kanë numër më të vogël nxënësish. Në “Arseni Jovkov” nuk është tejkaluar maksimumi dhe kushtet për mësim nuk janë të këqija”, deklaroi Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Kujtojmë kryetarin e Shkupit Koce Trajanovski se edhe këta nxënës ndjekin mësimin në ‘Arseni Jovkov’ dhe ata pohojnë me gojën e tyre se në klasa, ka nga 42 dhe 43 nxënës.

“Klasa ime ka 42 nxënës. Katastrofë është kjo, ne po mundohemi sa më shumë. Sa kam dëgjuar unë tek maqedonasit nuk ka më shumë se 25 nxënës në klasë dhe normal që është më lehtë atje dhe profesorët mund të angazhohen më tepër”.

“Jam nxënës i vitit të katër dhe gjithsej jemi 42 veta në klasë. Jemi të gjithë dëshmitarë të cilët çdoherë kur kalojmë nëpër korridor i shohim që në klasë ka nga 10 deri 15 nxënës e cila është në kundërshtim me fjalët që i tha drejtoresha dje”.

“Viti i tretë jam dhe klasa ime numëron 43 nxënës. Tek maqedonasit klasa numëron nga 20-25 nxënës, kurse tek ne çdoherë janë nga 35-40 nxënës”.

Lajme të ngjashme

Back to top button