Multikultura në këmbë të qelqta në Maqedoni

Edhe pse Maqedonia ka qenë gjithmonë mjaft e madhe që ti grumbullojë në një vend Maqedonasit, Shqiptarët, Turqit, Serbët, Boshnjakët, Vllahët dhe kombësitë e tjera, realiteti shtrembëron imazhin ideal, sepse në realitet shoqëri multikulturore qëndron në këmbë prej xhami.

Këto janë të dhënat e hulumtimit të aktivistëve të platformës për të rij dhe multikulturë. Barrierat, stereotipat dhe paragjykimet ende janë të pranishme dhe shumë rëndë tejkalohen, ndërsa dhuna ndaj të rinjve, mosbesimi në institucionet dhe vënia e etiketës etnike në shumë incidente është rezultat i politikës së keqe, thotë për REL Emir Çoriq nga Rinia Liberal Demokrate të Maqedonisë.

“Në thelb politika multikulturore është një politikë për të cilën nuk keni zgjidhje, kjo është një situatë në të cilën gjendeni dhe nuk duhet ta adresoni në kushtet demokratike dhe sipas kësaj pozite “po” ose “jo”, multikultura është një çështje e rrejshme”, deklaroi profesori për të drejtë ndërkombëtare Lubomir Frçkovski.

Si deri në një shoqëri funksionale multietnike? Sipas Dina Spirovska nga Rinia Socialdemokrate reklamat qeveritare për bashkëjetesë multikulturore nuk janë të frytshme dhe pikërisht për këtë propozojmë që më shumë vëmendje ti kushtohet punës në teren.

Lajme të ngjashme

Back to top button