“Shkupi 2014”, për studentët grek një shfaqje e vrazhdë e historisë

Studentët e fakultetit për studime ballkanike të Universitetit të Selanikut, “Maqedonia”, gjatë një vizite në qytetin e Shkupit me kureshtje kanë vëzhguar cdo pjesë. Ndërtimet e reja dhe ato që janë në vazhdim si dhe trajtimi i historisë që reflektohet në figurat mitologjike, janë pjesë e kureshtjes dhe misionit të tyre një ditorë në Shkup.

Të ulur në qendër të qytetit, ata thonë se gjatë vizitës njëditore vështrojnë qytetin, Muzeun e luftës maqedonase. Studentët grek thonë se vizita e tyre në Shkup do të shërbej për të njohur versionin maqedonas të kontestit të historisë dhe me ngjarjet aktuale politike në vend.

“Sipas versionit tonë në Greqi, e dimë anën tonë të tregimit për historinë, tani erdhëm këtu që të shohim se si ju e tregoni historinë tuaj që të mund të bëjmë një krahasim dhe të kemi një mendim të formuar”, thotë Stela.
Për të si studente është e domosdoshme që të rinjt të mos kufizohen dhe të shohin punët njëanshëm. Për Stelën dhe për kolegët e saj skenat në Muzeun e luftës maqedonase u janë dukur ekstreme, të përgjakshme dhe të dhunshme.

Studentët grek rëfejnë se Shkupi u ka lënë përshtypje si një qytet dinamik dhe qytet i zhvilluar.

Edhe përkundër përshtypjeve për një qytet që ka përparuar, studenti Stelljos Solemidis, thotë se “Shkupi 2014”, është një projekt i tepruar.
“Nuk dua të jemë kritikues, por nuk e di sa është e guximshme që të promovohet qyteti në aspektin turistik vetëm për ndërtesat dhe përmendoret në qendër të qytetit”, thotë Solemidis.

Lajme të ngjashme

Back to top button