Gruevski: Jemi në fazën e debatit për ndryshimet në arsim, duam më shumë cilësi

Lidhur me notimin e studentëve, kryeminsitri Nikolla Gruevski thotë se qëllimi është që të dëgjohen të gjitha mendimet për këtë cështje. Sipas tij qëllimi është që të ketë gjeneratë më të ditur dhe më kreative. Ai dhe ministri Abdilaqim Ademi nuk dallojnë nga deklarata publike dhe sillen tamam si partnerë koalicioni.

“Mendimet që qeveria ka këmbyer me opinionin publik për rritjen e kualitetit nw arsimin e lartë janë të motivuara për tu ndihmuar studentëve, për të marrë diploma me dije që do të ju ndihmojë në jetë”, tha Gruevski.

Gruevski thotë se qëllimet janë të mira, por ato nuk do të praktikohen deri sa të ketë një debat më të zgjeruar ku do të përfshihen edhe studentët.

“Tashm më studentët janë të inkuadruar në debat, sepse Ministria e Arsimit ka organizuar ngjarje të tilla si me studentët ashtu edhe me profesorët. Sipas tij në këtë debat do të inkuadrohen të gjithë faktorët e mundshëm ku do të dëgjohen të gjitha mendimet dhe do të analizohen.

Nikolla Gruevski, tha se studentët kanë të drejtë të shprehin mendime të ndryshme si dhe të drejta për protesta dhe atë e respekton. Ai tha se taniu jemi në fazën e debatit publik.

“Nuk është e vërtet se nuk parashikohet mundësia për dhënien e disa hershme të provimit shtetërorë. Secili do të ketë të drejtë të hyjë në provim disa herë deri sa ta jap provimin”, tha Gruevski.
Sipas tij nëse sillet Ligji, ky do të vlejë për studentët të cilën regjistrohen në vitë të parë në fakultet.

Lajme të ngjashme

Back to top button