Kinë, i sëmuri mendor vret me thikë 7 persona

Një burrë i armatosur me një thikë ka vrarë 7 persona në një spital të Beidaihe të Kinës.

Sipas CCTV, 27-vjeçari mendohet se vuante nga sëmundje mendore dhe pasi është arrestuar nuk ka dhënë asnjë motiv për veprimin e tij.

Mes viktimave është edhe një nga pjesëtarët e stafit spitalor.

Vrasjet e shumëfishta me thikë në Kinë janë bërë të zakonshme. Në shtator një burrë vrau 4 fëmijë të cilët ishin duke shkuar në shkollë, në rajonin Guangxi Zhuang. Po atë muaj u vranë 3 fëmijë të tjerë dhe u plagosën 6 persona në një shkollë në Hubei./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button