Besimi në diskutim me Odat ekonomike

Ministri i euro-integrimeve, Fatmir Besimi, sot realizoi takim me përfaqësues të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Temë kryesore e diskutimit në takim ishte Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014 dhe Strategjia e zgjerimit me theks në kriteret ekonomike në Raport.

Në takim të pranishmit biseduan për masat e përmirësimit të konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë përmes sigurimit të sigurisë ligjore, kualifikim të mëtejmë të fuqisë punëtore, sipas nevojave të tregut të punës, nxitjes së inovacioneve dhe përmirësimit të disiplinës fiskale dhe transparencës.

Zëvendëskryeministri theksoi se konfirmim për biznes klimën e volitshme në Republikën e Maqedonisë janë parashikimet ekonomike vjeshtore për vitin 2014 në Komisionin Evropian sipas të cilit rritja e parashikuar e BPV për Republikën e Maqedonisë paraqet 3.3% për vitin 2014, 3.4 në 2015 dhe 3.6 në vitin 2016, që na rangon në vendin e parë në rajon dhe vendin e dytë në Evropë.

Gjithashtu, u theksuan rangimet në raportet relevante ndërkombëtare nga fusha e konkurrencës.

Në pjesën e dytë të diskutimit theksi u vendos në IPA 2, ku për dallim të IPA 1 u potencua se do të realizohet një proces i gjerë konsultimesh me palë të ndryshme të interesuara mes të cilave edhe komuniteti i biznesit, gjë që solli deri tek inkorporimi i propozimeve të tyre në Dokumentin Nacional Strategjik për IPA 2. U theksuan mundësitë që i ofrojnë Programet e Unionit Horizont 2020 dhe COSME, si dhe instrumentin e sapoformuar Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (WB EDIF), përmes të cilit rreth 300 milion euro do të qëndrojnë në dispozicion për kompanitë në rajon.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button