Mos respektimi i sanksioneve ndaj Rusisë nuk sjell asnjë përfitim për Maqedoninë

Të dhënat e këmbimit tregtar me Rusinë, tregojnë se Maqedonia nuk ka kapacitet seriozisht të risë eksportin në këtë vend. Maqedonia nuk ka për obligim të bashkohet rreth sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe as nuk do të përfitojë shumë nga to, thonë disa analistë. Disa të tjerë mendojnë se sanksionet ndaj Rusisë duhet të respektohen që të tregohet se vendi i sheh si partner strategjik vendet e BE-së.

Malinka Ristevska nga Instituti për Politikat Evropiane, thotë se, problemi nuk është në dinamikën e zgjerimit e cila nuk krijon hapësirë të nevojshme për shtetet e regjionit që të krijojnë një qëndrim më të qartë rreth qëndrimeve të BE-së ndaj Rusisë.

Sipas saj Maqedonia ka nevojë që në mënyrë graduale të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të vendeve të BE-së.

Profesori Bilall Kasami, thotë se me sanksionet eventuale ndaj Rusisë, Maqedonia nuk do te humbë shumë në aspektin ekonomik , por do të fitojë në planin politik.

“Qëllimi jonë strategjik është BE-ja, përkrahjen nga miqtë tanë duhet ta kërkojmë në kuadër të BE-së, sepse çdo veprim me fuqi të tjera do të na kushtojë”, thotë Kasami.

Të dhënat e Entit shtetëror për Statistikë tregojnë se Maqedonia, në mënyrë jo të rëndësishme e shfrytëzon tregun Rus që kur Rusia vendosi ndalimin e eksportit të mallrave nga vendete BE-së. Në dy muajt e parë të këtij viti nga Maqedonia për në Rusi janë eksportuar mallra me vlerë 29 milion dollarë që është vetëm 6.5 milion dollar më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button