PDIU: Greqia mësim shqip për emigrantët

PDIU ka kërkuar nga Qeveria që ti kërkojë Athinës zyrtare, mësimin në shqip për emigrantët shqiptarë. Me anë të një deklarate për mediat, PDIU i referohet Ministrisë së Arsimit.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), i kërkon Ministrisë së Arsimit që të kërkojë nga pala greke mësimin në shqip të të gjithë emigrantëve, arvanitasve dhe çamëve të padëbuar, në zbatim të parimit të reciprocitetit.

PDIU reagoi pas marrëveshjes së arritur një ditë më parë mes ministrit të Arsimit të Greqisë, Andreas Loverdos dhe ministres Lindita Nikolla, për ngritjen e një komisioni të përbashkët me ekspertë shqiptarë dhe grekë, për të diskutuar mbi tekstet e historisë dhe gjeografisë, por dhe mbi zbatimin e të drejtave për minoritetet në të dy vendet. PDIU i bën thirrje Ministrisë së Arsimit të kërkojë publikisht përfshirjen e historisë dhe genocidit të ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë në tekstet shkollore greke, si një e vërtetë historike e pamohueshme. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button