Alonso i lëshon vendin Vettelit

Ferrari ka konfirmuar se është ndarë me pilotin spanjoll, Fernando Alonson. Kurse, skuadra nga Maranello menjëherë ka zbuluar pasardhësin e Alonson. Ai është katër herë kampioni i Formula 1, Sebastian Vettel.

“Jam i lumtur që kam qenë një pilot i Ferrarit, kam dhënë gjithmonë maksimumin, ishte një eksperiencë shumë i bukur, i falënderoj të gjithë”, ka deklaruar Alonso, i cili ia liroi vendin 4 herë kampionit të botës Sebastian Vettel.

“ Vendimi për të kaluar te Ferrari natyrisht që nuk ishte një vendim i marrë brenda natës. Është një zgjedhje e arsyetuar gjatë dhe e marrë së pari pasi ka qenë një ëndërr e imja që fëmijë dhe e dyta pasi ishte gjëja e duhur për të bërë në karrierën time, me objektivin për të fituar sërish dhe rikthyer Ferrarin në maja”, ka deklaruar Vettel

“Kujtimi i parë në lidhje me këtë skuadër është ai që kam për Michael Schmuacher në kohët e Ferrarit. Për të gjithë ne fëmijët ishte një hero, për këtë arsye Ferrari është kaq e rëndësishme për mua. Është një ëndërr fëmijërie”, theksoi gjermani.

Lajme të ngjashme

Back to top button