Buffon dhe Chiellini nuk ndahen nga Juve

Juventus e ka një lajm të mirë për tifozët e saj. Gianluigi Buffon dhe Giorgio Chiellini kanë vazhdua kontratat ne kampionin e Italisë. I pari ka nënshkruar deri në vitin 2017, derisa i dyti deri më 2018.

“Kapiteni dhe zëvendës kapiteni kanë vazhduar kontratat e tyre me Juventusin. Buffon deri më 2017 dhe Chiellini deri më 2018. Ata janë pjesë e historisë së Juventusit. Ishin në parajsë, zbritën në ferr me ne, e pastaj u rikthyen në parajsë. Janë dy liderët tanë, flamujt tanë”, ka thënë presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli.

Lajme të ngjashme

Back to top button