Nxënësit janë rrahur në Shkup dhe Tetovë

Disa minorentë dje fizikisht janë rrahur në Tearcë të Tetovës dhe në Shkup.

Siç informon MPB-ja, një nxënës 11-vjeçar në oborrin e SHF “Kiril Pejçinoviq” në Tearcë mëngjesin e djeshëm në orën 9 pa arsye dhe shkak fizikisht është sulmuar nga një grup i nxënësve të cilët kanë filluar ta godasin me grushta dhe shkelma nëpër gjithë trupin.

Pas masave të ndërmarra policia ka identifikuar gjashtë persona të moshës nga 12 vjeç prindërve të të cilëve u janë dhënë urdhëresë pagesore për pagesë të gjobës për kundërvajtjen e kryer.

Në Shkup, madje, rrahja ka ndodhur pasdite në orën 16 në oborrin e SHMSH “Mihajllo Pupin, në të cilën dy nxënës M.M. (17) dhe K.A. (16) fizikisht e kanë sulmuar shokun e shkollës F.A. (15).

Pas masave të ndërmarra rasti është pastruar, ndërsa sulmuesve u janë dhënë urhdëresa pagesore për pagesë të gjobës për kundërvajtjen e kryer.

Lajme të ngjashme

Back to top button