Policia: Dr. Flori vdiq nga një mbidozë droge

Tashmë është zyrtare se Dr. Flori ka vdekur nga një mbidozë droge dhe se mosdhënia e ndihmës së shpejtë, mund të ketë ndihmuar në vdekjen e tij. Kjo gjë konfirmohet me anë të një deklarate të publikuar nga ana e policisë se kryeqytetit.

Me anë të një komunikate të lëshuar një ditë më parë, policia konfirmon atë që ishte thënë paraprakisht nga ana e mjekëve. “Më datë 17 nëntor 2014, rreth orës 11:00, në Morgun e Tiranës është dërguar i vdekur shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e kryera rezulton se shkaku i vdekjes është përdorimi gjatë natës i një mbidoze lënde narkotike. Materialet i kaluan prokurorisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Tiranës ndërkohë bën me dije se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë edhe në ngarkim të një infermieri të Urgjencës së Tiranës, i cili akuzohet se nuk ka marrë masa për dërgimin e ambulancës bashkë me ekipin mjekësor, për t’i dhënë ndihmë Doktor Florit.

Duke i’u referuar burime të policisë, dyshohet se mosdhënia e ndihmës në kohën e duhur, mund të ketë ndihmuar në vdekjen e këngëtarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button