Roboti File ka zbuluar molekula organike në sipërfaqen e kometës

Analizat kanë treguar që roboti ka zbuluar molekula organike që i paraqesin elementet e jetës në planetin tonë. Analizat tjera tregojnë që sipërfaqja e kometës është e mbuluar me akull dhe shtresë të hollë të pluhurit me trashësi prej 10 deri më 20 cm.

Dr. Fred Gosman, hulumtuesi kryesor, thotë që grupi i shkencëtarëve ende po mundohet ti interpretojë rezultatet. Ende nuk është zbuluar sa molekula janë gjetur dhe sa komplekse janë ato.

Ekziston mundësia që rezultatet të japin të dhëna për rolin e kometave në kontributin e disa blloqeve kimike në përzierjen më të vjetër prej së cilës ka evoluar jeta në Tokë.

Megjithatë, më 15 nëntor, pas 57 orëve me eksperimente, bateritë e Files kanë ndaluar së punuari. Panelat e tij solaren nuk kanë pasur mjaft dritë diellore dhe kështu fluturakja është pregaditur për hibernacion.

Shkencëtarët shpresojnë që me afrimin e kometës 67p/Çurjumov-Gerasimenko kah Dielli gjatë muajve të ardhshëm, File do të ketë mjaft dritë diellore që ta vazhdojë komunikimin me hulumtuesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button