Britania e Madhe pret bebin mbretëror, Kate në spital për të lindur

Bashkëshortja e princit britanik, William, Dukesha Kate Midlleton është shtruar në një spital të Londrës kur pritet të lindë fëmijën e tyre të parë.

Zyrtarët mbretërorë kanë thënë se Kate është shtruar në spitalin e Shën Marisë, herët në mëngjes të hënën, në të njëjtin vend ku princesha Diana ka lindur Williamin dhe vëllain e tij të vogël, Harry.

Zyrtarët kanë thënë se ajo ka udhëtuar drejt spitalit me makinë dhe ka qenë e shoqëruar nga William.

Foshnja do të jetë i treti në linjë për fronin mbretëror pas Princit Charles, gjyshit të tij dhe më pas të atit, Princit William.

Princi William dhe Dukesha Kate janë martuar në muajin prill të vitit 2011.

Lajme të ngjashme

Back to top button