Sadiku nga Gazi Baba, në majat e futbollit evropian

Gjithçka kishte filluar në rrugët e “mahallës” me shokë e me vëllezër, pasi që vet Berat Sadiku thotë: “se plot jena, gjashtë vëllezër jena dhe me ta e fillova aty në mahallë”, që më pas të vazhdojë të luaj me përkushtim, e që sot të jetë futbollisti më i spikatur në kampionatin zviceran, ndërsa të gjitha mediat shkruajnë se Berati meriton të kthehet përsëri në reprezentacionin e Finlandës, ku edhe ka luajtur vite më parë. Gjithçka për jetën e tij ka rrëfyer në intervistën për “Portalb” shkupjani Berat Sadiku, i cili për momentin është anëtar i FC Thun, ndërsa i prinë listës së golashënuesve të kampionatit helvetik. “Portalb” ka shfrytëzuar prezencën e Sadikut në Shkup, duke ju sjellë një intervistë ekskluzive, me rrëfimin interesant të Beratit që nga largimi prej Shkupit e deri arritja e sukseseve me klube të ndryshme.

PORTALB: Jeni larguar nga Shkupi që në moshë të re, kishit atë botë vetëm 3 vjet e që më pas gjithçka të fillojë në një vend tjetër, që për Beratin doli të jetë edhe mirë?

B.SADIKU: Është e vërtet se jam larguar unë shumë i vogël për në Finlandë, ndërsa hapat e para në futboll i kam bëra si 5-6 vjeçar. Fillimisht e nisa me vëllezër, pasi që jemi plot, jemi 6-të vëllezër por luaja edhe me shokë e kështu që pastaj fillova ta dua shumë këtë sport dhe pastaj gjatë jetës nuk kam menduar për asnjë gjë tjetër përpos për futbollit.

Berat Sadiku duke shënuar për FC Thun
Berat Sadiku duke shënuar për FC Thun

PORTALB: Na i përmendi ekipet e para ku e filluat karrierën dhe a kishim menduar që ndonjë herë Berati do të jetë futbollist profesionist dhe golashënues më i mirë i ligave?
B.SADIKU: Klubi ku e fillova karrierën quhet “KuPS” dhe të them të drejtën unë shkollës nuk i dhashë shumë rëndësi, e kisha ngulitur në mendjen time se do të bëhem një futbollist profesionist dhe kjo edhe u realizua me punë të madhe që kamë bërë.

PORTALB: Keni luajtur edhe në shumë klube, ndërsa ishit pjesë edhe e ekipit gjerman Arminia Bilefilld që atë kohë luante në Bundesligë. Na tregoni pak edhe për këtë aventurë futbolli?
B. SADIKU: Në Budesligën gjermane kamë debutuar si 21 vjeçar, para asaj luaja te ekipi i Lahti i Finlandës, ku kisha një paraqitje të mrekullueshme duke qenë golashënuesi më i mirë dhe filluan të më vijnë shumë oferta, por sigurisht se më joshi shumë ajo e Arminia Bilefilld dhe nuk kishte mundësi ta refuzoja shansin për të luajtur në Bundesligë. Por të them të drejtën aty nuk kisha shumë fat, nuk eci puna siq kisha planifikuar, pastaj përjetuam rënie nga Budesliga dhe vendosa të largohem për në kampionatin më të mirë belg. Edhe atje nuk ishte gjithçka sipas dëshirës sime. Destinacioni im ishte përsëri Finlanda, e ku luajta për Helsinikin për dy vite dhe po dy herë e fituam titullin kampion e që më eci shumë mirë, e që pastaj të më vjen oferta për të luajtur në Zvicër te FC Thun.

 

PORTALB:  Tani pra jeni anëtar të FC Thun, jeni në pozitën e 4-të në tabelë, ndërsa ju i prini listës së golashënuesve, keni luajtur së bashku edhe me Muhamed Demirin dhe tani jeni me Nikqin, si po ju ecën në Zvicër?
B. SADIKU: Nga janari i 2013 jam pjesë e Thunit. Kisha nderin që e gjeta një njeri si Muhamed Demiri aty, i cili më ka ndihmuar shumë për gjithçka në fillim, pasi që ai pas gjashtë muajve ndërroi ekipin, ndërsa më pas erdhi dhe shqiptari tjetër Adrian Nikqi, po edhe me te ishim bashkë vetëm 6 muaj dhe tani përsëri jam shqiptari i vetëm i Thunit. Si ekip po na shkojnë punët shumë mirë, jemi në pozitën e katërt dhe mendoj se deri në fund të sezonit do të mundohemi të jemi në mesin e më të mirëve.
PORTALB: E përmendëm se ke luajtur me reprezentacionin e Finlandës, e që kohëve të fundit nuk e shohim të jesh i grumbulluar, edhe përkundër faktit se jeni duke shënuar gola, bile jeni më i miri në kampionatin e Zvicrës që konsiderohet një nga më të mirët në Evropë?
B. SADIKU: Për Finlandën i kam kaluar gjitha grupmoshat, ndërsa për seniorët kam debutuar në vitin 2008 dhe deri më tani kam pasur shtatë paraqitje. Çuditërisht prej muajit mars të këtij viti nuk kam marrë ftesë, edhe përkundër faktit se te Thuni po kaloj një sezon shumë të mirë. Në fakt kjo u ka rënë në sy mediave zvicerane dhe atyre finlandeze të cilët vazhdimisht më pyesin se pse nuk po luaj. Mirëpo, unë e respektoj vendimin e trajnerit të Finlandës, ndërsa e imja është të dëshmoj veten në fushën e gjelbër. Megjithatë atë që dua të them se në të ardhmen mund të luaj për përfaqësuesen e Kosovës. Kam të drejtë të luaj për këtë përfaqësuese, ndërsa për këtë kam biseduar me seleksionuesin Albert Bunjaku, i cili disa herë më ka kontaktuar. Atë dit kur Kosova edhe zyrtarisht do të merë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian ose Botëror, unë mund do të luaj.

PORTALB:  Kontrata e juaj me Thunin është e vlefshme deri në verë të 2015, kur përfundon sezoni, a kanë nisur të vijnë oferta të reja te Berati, apo Thuni ka vendosur të të mbajë më gjatë?
B. SADIKU: Këto punë më shumë janë të menaxherit, por e di se Thuni më ka ofruar kontartë të re për të mbetur me ta. Për momentin është herët që të vendosi, edhe pse ndoshta mundë të mbetem me Thunin, por dëshira ime është që të bëj edhe një hap para, e kam dëshirë përseri të luaj në Gjermani pasi që më ka pëlqyer shumë atje, por e them se është herët dhe asgjë nuk dihet.

Berat Sadiku me fanellën e Helsinki
Berat Sadiku me fanellën e Helsinki

PORTALB:  Futbollistët shqiptarë po arrijnë suksese të mëdha, duke u bërë pjesë e kampionateve të mëdha evropiane, kemi që luajën në Bundelisgë, Primera Division, Seria A, Premier Ligë e gjithandej, sa i përcillni ata dhe a i gëzoheni suksesit të tyre?
B. SADIKU: Gjithsesi se i përcjell dhe gëzohem shumë për të arriturat e tyre, e shoh se po luajnë mirë dhe kjo na bënë të ndjehemi krenar me edhe ne.
PORTALB: Thamë jeni larguar shumë i vogël nga Shkupi, por keni dëgjuar për ekipin e FC Shkupi, skuadër e cila ishte në mesin e ekipeve më të mira e që tani synon të kthehet përseri në majën e futbollit në Maqedoni. A do e kishit veshur ndonjë herë fanellën e kësaj skuadre?
B.SADIKU: E kam përcjellë të them të drejtën ecurinë e Shkupit dhe gëzohem për suksesin që po arrijnë dhe shpresoj që sa më shpejtë të kthehen në Ligën e Parë, ndërsa për të veshur fanellën e kësaj skuadre nuk e di, ende nuk kam ofertë, të shohim se çka do të ofrojnë, nuk i dihet?
PORTALB: Çka mundë të zbulojmë nga jeta private e Beratit, e keni gjetur pjesën më të bukur të jetës tënde, apo ende je në kërkim të saj?
B.SADIKU: Jo jo, ende nuk jam i martuar, do të vjen koha edhe për martesë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button