fbpx

Kryesuesi i Komitetit ushtarak i BE-së për vizitë në Maqedoni

Kryesuesi i Komitetit ushtarak i BE-së, gjenerali Patrik de Rusier, prej sot do të qëndrojë për vizitë dyditore në Maqedoni.

Gjenerali Rusier do të pritet me nderime të larta ushtarake dhe do të ketë takime me shefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonelin Goranço Koteski dhe me ministrin e Mbrojtjes Zoran Jolevski. Për nesër janë planifikuar takime me presidentin Gjorge Ivanov dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki. Janë paraparë edhe takim i delegacioneve të SHM të ARM-së dhe Komitetit ushtarak të BE-së.

Krahas avancimit të bashkëpunimit të mëtejshëm me Komitetin ushtarak të BE-së, para delegacionit të BE-së do të prezantohet transformimi i ARM-së dhe pjesëmarrja në misionet e parapara nga NATO-ja dhe BE-ja, njofton Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close