fbpx

USHT, zgjedhjet për kryetar të Parlamentit, Ardian Bilalli në vend të Shaban Arsllanit?

Deri në ditën e premte në USHT studentët do të mund që të dorëzojnë aplikimet e tyre për të kandiduar për kryetar të Parlamentit Studentor.

Faik Bajrami kryetar i komisionit kandidues për kryetar të PS-së thotë se procedurat për aplikim janë në webfaqen e USHT-së dhe studentët që janë të interesuar për kandidim mund të kandidojnë.

“Ka pasur disa kandidatë që janë intresuar mirëpo deri më tani nuk kemi asnjë kandidat që në mënyrë zyrtare të kandidojë për kryetar të PS-së” thotë Bajrami.

Nga Organizata e Studentëve të Pavarur janë tërhequr nga gara për të marrë pjesë në Parlamentin Studentor. Denis Raufi nga OPS-ja thotë se “ne kemi marrë vendimin që të mos garojmë në këto zgjedhje dhe arsyet do t’i shpalosim gjatë ditëve në vazhdim se pse e kemi marrë këtë vendim”.

Ndërsa, sipas burimeve të portalit Gjurma, në këtë garë tash më 1000 nënshkrime i ka mbledhur vetëm kandidati Ardian Bilalli i cili edhe pritet të jetë zëvendësues i Shaban Arsllanit në këtë post. /Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close