UEFA e harron Serbinë, nis hetimet ndaj Kroacisë

Duket absurde, por është e vërtetë. Kroacia do të hetohet nga UEFA për racizëm gjatë ndeshjes eliminatore të “Euro 2016”-ës me Italinë në “San Siro”.

Mësohet se UEFA ka hapur masa disiplinore ndaj të dyja federatave përkatëse, pas incidenteve në fushën e blertë. Ndeshja Itali –Kroaci u ndërpre dy herë nga hedhjet e fishekzjarrëve në fushë.

Në fushë u hodhën fishekzjarrë pasi mesfushori kroat, Ivan Perisiç, barazoi 1-1 në minutën e 15-të të takimit.

Arbitri holandez, Bjorn Kuipers, urdhëroi lojtarët të dalin jashtë fushës, ndërsa forcat speciale italiane po përpiqeshin të qetësonin tifozët kroatë për të rivendosur rendin.

Pas një pezullimi prej rreth 12 minutash ndeshja rifilloi dhe përfundoi 1-1.

“Kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe kjo nuk është e rastësishme. Shpresoj që organet kompetente të gjejnë një mënyrë për ta zgjidhur këtë problem, sepse ajo përbën një figurë shumë të keqe për Kroacinë. U turpërove dhe i kërkoj falje italianëve pas lojës. Atje kishte familje me fëmijë”, tha trajneri kroat, Niko Kovaç.

Lajme të ngjashme

Back to top button