Foshnja mbijeton abortin, mrekulli në Kinë

Një foshnje në Kinë ka arritur të mbijetojë pas një aborti në javën e 23 të shtatzënisë. Ngjarja ka ndodhur në jugperënim të vendit, në komunën Chongqing dhe tashmë konsiderohet një mrekulli e natyrës, transmeton Ora News.

Vetëm 660 gram dhe më pak se 30 centimetra e gjatë, vajza është quajtur bebja e brishtë. Drejtori I pediatrisë së spitalit ku lindi vajza, Nanhai, tha se aborti ishte spontan dhe mbijetesa e fëmijëve në raste të tilla është thuajse e pamundur, duke pasur parasysh të gjitha rethanat.

Gjithsesi, ai thotë që për ta mbajtur në jetë, ajo ka nevojë ende për kujdes intensive. Bebja ndodhet në inkubator, dhe ushqyuerja e saj është tejet e vështirë për shkak të peshës dhe gjatësisë. Ajo është kaq e vogël, sa është shumë e vështirë t’i gjenden venat në duar apo krahë.

Ajo ka pesë ditë që jeton dhe mjekët shpresojnë ta mbajnë sa më gjatë në jetë nëpërmjet kujdesit intensive shëndetësor. Nga lindja e parakohëshme, foshnja i ka organet ende të paformuara mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button