Kush kryeministër, Isa apo Ramushi?

Ende mbetet dilema se cili nga dy liderët e VLAN-it do të nominohet për kryeministër nga ky koalicion. Edhe pse i propozuar në marrëveshjen e 10 qershorit mbetet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kohëve të fundit janë shtuar presione të shumta se në këtë post duhet të jetë Isa Mustafa, madje këtë e ka bërë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërkaq, pas shpërbërjes së Bllokut paszgjedhor VLAN, koalicioni i të mëdhenjve ndërmjet PDK-së dhe LDK-së konsiderohet formula më e realizueshme për bashkëqeverisje.

Edhe analistët e shohin si opsionin e vetëm që LDK dhe PDK të formojnë koalicionin. Mbetet të shihet në ditët në vijim se a do të shkoj AAK në opozitë dhe Isa Mustafa të jetë kryeministër i vendit. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button