Nicki Minaj dëshiron të bëhet nënë

Nicki Minaj është gati për të krijuar familje, madje këtë gjë e ka bërë publike për të gjithë fansat e saj. 31-vjeçarja, e cila është e lidhur me regjisorin e videoklipeve Alex Loucas, theksoi se do të jetë gati për fëmijë pas albumit të saj të pestë.

“Pas të pestit mendoj se do bëj fëmijë. Nuk e di nëse do jem edhe nënë edhe artiste.

Gjithmonë kam thënë që fëmijës do i përkushtohem 100%. Nuk dua që fëmija im të ndjejë se nuk ka vëmendje të plotë”, tha Minaj, e cila së shpejti do të lançojë albumin e saj të tretë.

Për numrin e dhjetorit të revistës ‘Complex’, këngëtarja amerikane ka pozuar vetëm me të brendshme. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button