Shaqa e hidhëron Hitzfeldin me Giardiolan

Ish trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, derisa para disa dite kishte kërkuar nga Xherdan Shaqiri që të qëndroj në Bayern dhe të luftojë për një vend në formacionin e Pep Guardiolas, tani ka dalë me qëndrime të ndryshme.

Ish trajneri i Bayernit, ka kritikuar Guardiolan, që një lojtar fleksibil si Shaqiri, nuk po mund t’i gjej vend në formacionin e tij.
“Xherdani është taktikisht shumë fleksibil dhe mund të luaj në të gjitha pozicionet sulmuese. Është po ashtu i disiplinuar taktikisht dhe mund të luaj edhe si mbrojtës. Stili i tij i lojës, karakterizohet me lojë inteligjente”, deklaroi Hitzfeld, duke kritikuar Guardiolan që lë jashtë formacionit të tij, “Messin” Alpin.

Lajme të ngjashme

Back to top button