fbpx

Zgjidhje natyrale për dhimbjen e fytit

Tashmë që temperaturat po luhaten, virozat dhe dhimbjet e fytit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe të prekurit janë më të shumtë. Por në rast se e kapni situatën në kohë mund të parandaloni dhe të shmangni infeksionet në fyt, përmes dy kurave natyrale.

-Limoni është një zgjidhje ideale kundër dhimbjeve të fytit, i bashkuar me pak mjaltë.

Kjo përzierje krijon një masë kremoze e cila duhet aplikuar në bajame çdo tre orë për të larguar djegiet e fytit. Në rast se nuk duroni dot që të lyeni bajamet, atëherë pijeni në formë lëngu, në versionin e vakët, duke shtuar edhe pak ujë.

-Një gotë qumësht e përzier me një lugë mjaltë dhe një të verdhë veze, është një tjetër zgjidhje ideale. Një përzjerje të tillë pijeni minimalisht dy herë në ditë. -Gargarë me ujë me kripë ose me pak ujë dhe lëng borziloku këshillohet të përdoret 3-4 herë në ditë në rastet e fytit të acaruar, për të shpëtuar nga dhimbjet e bajameve dhe për të mos çuar në infeksionin e tyre.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close