Guardiola e nis me trofe

Pep Guardiola fiton trofeun e parë me skuadrën e Bayern Munich. Në finalen e Kupës Telekom, skuadra e tij arriti të fitojë përballë Borussia Moenchengladbach me rezultatin 5:1

Gjatë pjesës së parë skuadra e Guardiolës arriti të shënojë me anë të Riberysë, Lahmit dhe Thiago Alcantara. Më vonë Bayerni realizoi edhe dy herë me anë të Robben dhe Muller.

Në këtë ndeshje Xherdan Shaqiri luajti nga minuta e 50. Ai zëvendësoi Alcantarën. Kurse në anën tjetër, për Borussian, Granit Xhaka e nisi lojën nga minuta e parë por u zëvendësua në minutën e 31.

Lajme të ngjashme

Back to top button