100 qytetarë në muaj kërkojnë ndihmë juridike në kuadër të projektit ‘Qasje në Drejtësinë e Maqedonisë’

Në kuadër të projektit ‘Qasje në Drejtësinë e Maqedonisë’. të financuar nga Bashkimi Evropian, dhe në bashkëpunim me Instrumentin Evropian për demokraci dhe të drejta të njeriut, Fondacionin Shoqëria e Hapur Maqedoni së bashku me gjashtë organizatat që e implementojnë projektin, nga muaji shkurt deri ën muajin nëntor këtë vit kanë dhënë gjithsej 860 informacione të përgjithshme juridike si formë e ndihmës juridike për qytetarët e interesuar.

Kjo tregon se gjithsej 100 qytetarë në muaj u janë drejtuar juristëve të rrjetit me qëllim që të marrin përgjigje për ndonjë dilemë juridiko-administrative ose ndonjë problem juridik.

Në kuadër të 860 informacioneve juridike, janë dhënë edhe 417 këshilla juridike lidhur me shfrytëzimin e ndihmës pa pagesë juridike.

Lajme të ngjashme

Back to top button