Dëshmitë për “bombën” e Zaevit, LSDM do t’i shpalos sipas strategjisë së saj

Lidhur me Bomben e parlajmëruar nga Zoran zaev, LSDM thotë se shplosja e fakteve për keqpërdorime do të bëhet në përputhje straegjinë e veprimit partiak.

“LSDM-ja nuk vepron në bazë të reagimeve në panik të VMRO DPME-së por në bazë strategjisë së përkufizuar të saj. LSDM-ja do t’i zbardh vetëm në bazë të strategjisë, të gjitha argumentet dhe dëshmitë për mënyrën e qeverisjes së VMRO-së dhe Nikolla Gruevskit”, tha Aleksandar Kiracovski, nënkryetar i LSDM-së.

VMRO DPMNE një ditë më parë i bëri thirrje publike Zoran Zaevit që t’i publikojë të dhënat me të cilat kërcënon prej kohësh Gruevskin, se për 3 ditë do ta detyrojë të braktisë qeverinë. Partia në pushtet u shpreh se ndihet e gatshme të përballet me të gjitha skenarët dhe kërcënimet ngado që ato vijnë, pasi beson fort në parimet dhe vlerat e saj. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev përsëriti disa herë qëndrimin se do të shpallë dokumente që do ta rrëzonin pushtetin brenda 3 ditësh, madje se, këto prova që i cilëson si ‘bombë’, cenojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe prishin imazhin dhe nderin e Maqedonisë.

“Në momentin kur do të shpallen, Gruevski do të ikë nga qeveria për tre ditë, por për fat të keq nderi i Maqedonisë do të cenohet dhe personalisht besoj se kjo do të prekë ndjeshmërinë e marrëdhënieve ndëretnike. Dëshmitë që janë në duart e opozitës do të zbardhen në opinion në momentin e duhur”, deklaroi kohë më parë Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së .

Lajme të ngjashme

Back to top button