Foli Ivanovi, për studentët

Shefi i shtetit vlerëson se reagimi i studentëve është në funskion të gjetjes së mënyrave për zhvillim të dialogut në shoqërinë tone. Ai vlerëson se nevojitet të dëgjohet zëri i studentëve dhe të bisedohet për njohuritë dhe qëndrimet e tyre.

“Si president, por edhe si profesor universitar, gjithmonë u kam kushtuar vëmendje të gjitha sfidave me të cilat ballafaqohen të rinjtë. Reagimi i tyre është në funksion të gjetjes së mënyrave për zhvillim të dialogut në shoqërinë tonë, si të ballafaqohemi me të gjitha sfidat e arsimit sipëror”, deklaroi presidenti Gjorge Ivanov i pyetur për komentin për protestën studentore gjatë vizitës së sotme në komunën Novo Sellë.

Sipas tij, jo vetëm te ne, por në tërë botën ka reforma në arsimin sipëror, dhe shtoi se çdo reformë kërkon kyçje të të gjitha subjekteve kompetente për gjetjen e mënyrave më të mira të mundëshme dhe zgjidhjeve të cilat do të jenë të dobishme edhe për institucionet edhe për studentët.

Lajme të ngjashme

Back to top button