Dy minsitra të BDI-së, përurojnë rrugën në Haraçinë

Dy minsitra të BDI, zëvendësmikryeministri Musa Xhaferi dhe ministri i pushtetit lokal Lirim Shabani kanë marrë pjesë në përurimin e një rruge në Haraçinë e cila do të lidhë këtë fshat me fshatin Brnjac dhe rrugën kryesore.
Musa Xhaferi tha se investimet ne infrastrukturen rrugore mbesin prioritet i pushtetit lokal dhe atij qëndrorë.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi theksoi se ky projekt është realizuar me mjete të Komunës së Haraçinës dhe Byroja për zhvillim rajonal.

“Me asfaltimin e kësaj rruge realizojmë një kërkesë të kahmotshme të banorëve të Haraçinës, përkatësisht të kësaj lagje, pra është një rrugë alternative që lidhë me vandabimin Brnjacë dhe me rrugën kryesore”, theksoi Ajvazi

Lajme të ngjashme

Back to top button