Renova, Gostivari e Drita i fitojnë miqësoret

Të dielën janë luajtur shumë ndeshje miqësore në kuadër të fazës së dytë përgatitore të ekipeve nga Liga e Parë dhe Liga e dytë, ndërsa ju sjellim dhe disa rezultate të ekipeve shqiptarë.

Skuadra më e re në Ligën e Parë, Gostivari ka treguar klasë të lartë në duelin me Pelisterin, duke e mundur atë me rezultat të thellë 5:0. golashënues për Gostivarin kanë qenë Eshtref Drehari, Driton Zeadini, dy herë ka shënuar Hanif Hajdari dhe një gol për të rrumbullakësuar pesëshen, ishte vepër e Lutfi Bilallit.

Edhe skuadra e Renovës ka luajtur kontrolluesen e radhës, ndërsa për kundërshtar kishte ekipin e Pelisterit, të cilët i mundën me rezultat 2:0. për Renovën golin e parë e ka shënuar Izair Emini dhe futbollisti i ri, Imrani. Ndeshjen e radhës Renova e ka paralajmëruar për të mërkurën kur do të përballet me Sileksin.

Edhe dy skuadrat e Ligës së Dytë, Drita e Bogovinës dhe Zajazi kanë matur forcat mes vete. Në këtë duel fitues ka dalë skuadra e Dritës, duke mundur ekipin e ri të Ligës së Dytë, Zajazin me rezultat 3:1. Në këtë ndeshje golat janë shënuar nga Jeton Shaqiri, Betim Miftari dhe nje autogol. Drita ka pësuar në këtë ndeshje, duke ju lënduar dhe dy futbollistë, Amir Aliu dhe Toni Gjorgjieski. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button