Stallone ndryshon “look” brenda pak orësh

Në filmin e tij të fundit “Më kap”, ylli i “Expendables” Sylvester Stallone kishte bërë një transformim nga ai i një heroi të përjetshëm, siç jemi mësuar ta shohim, në një redaktor faqesh interneti.

Por veç ndryshimit në rol, aktori duket se i është nënshtruar edhe një ndryshimi në “look” gjatë premierës së tij, siç tregojnë edhe shëtitjet e së mërkurës.

Aktori 68-vjeçar i Hollivudit është kapur teksa shëtiste me nge rrugëve të Beverly Hills në Kaliforni, me flokët e tij ngjyrë gri të valëzuara, siç mund ta kujtojmë nga të gjitha filmat përgjatë karrierës së tij të artë.

I veshur me një xhaketë blu mbi një triko të kuqe dhe me pantallona gri e me vija vertikale, ai riktheu edhe njëherë pamjen e një ylli kinematografie. Por, më vonë gjatë natës, kur po drejtohej për në teatrin “Chinese 6” të Hollivudit, për premierën e “Reach Me”, flokët e tij u dukën të errësuara, ashtu sikurse dhe veshja e tij.

Sylvester pozoi në tapetin e kuq me flokët dukshëm më të errëta, gjë që nuk i kishte pak orë më parë. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button