2Ton të shtunën vjen me ‘Qa boj’

Rep artisti nga Ferizaj, 2Ton, të shtunën e ardhshme do ta sjellë klipin e këngës së tij me të re ‘Qa boj’. Ky klip është realizuar nga produksioni muzikor ‘Urban Graphis’ dhe pritet që të jetë një tjetër sukses i reperit. Ky nuk është projekti i tij i vetëm për këtë vit.

Kjo pasi 2Ton shumë shpejt do të vijë një bashkëpunim interesant. Kënga duet do të zhvillohet me këngëtaren Genta Ismaili dhe ky projekt është titulluar ‘A Je Gati’.

Reperi është duke punuar maksimalisht në këngë të reja, kjo më së miri dëshmohet nëpërmjet fotografive të hedhura në rrjetin social ‘Facebook’ ku shihet se 2Ton qëndron në studion e tij deri në orët e vona të mbrëmjes vetëm për të krijuar hite të reja.

Lajme të ngjashme

Back to top button