BDI le në harresë kushtëzimet ndaj VMRO-DPMNE-së

Pjesmarrja e BDI-së në qeveri tash më nuk ka të bëjë afatet e deklaruara prej saj që kishin të bënin me shqyrtimin e pozitës së saj në kolaicionin qeveritarë nëse Maqedonia nuk pranohet në NATO.
Zëvendëskryeminsitri Musa Xhaferi, thotë se nuk është në rregull që t’i vendosim ultimatum vetes, për procese kaq të vështira. Xhaferi shton se tashmë duhen qartë pengesat e anëtarësimit të vendit në NATO, transmeton Alsat.

“Temat që janë kaq të ndjeshme dhe kanë një refleksion rajonal, Evropian por edhe më gjerë, nuk mund të kushtëzohen me 1, 6, apo 5 muaj. Ne në mënyrë konsekuente jemi përcaktuar dhe kemi punuar për këtë çështje. Ne të gjithë i dimë publikisht pengesat drejt anëtarësimit në NATO, nuk do të ishte në shërbim të kësaj çështje nëse ne e kushtëzojmë vetëm me muaj”, tha Musa Xhaferi, Zv/kryeministër.
I pyetur nëse një marrëveshje e re mes partnerëve të koalicionit për anëtarësimin e vendit në NATO, do të pasonte me zgjedhje të parakohshme parlamentare, Xhaferi theksoi se zgjedhjet e parakohshme nuk janë në të mirë të vendit.

“Nuk e besoj se ka rrethana dhe se do të ishte në interes të të gjithëve që vendi të çohet në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Musa Xhaferi, Zv/kryeministër.
Në muajin maj, BDI-ja tregoi kushtin e partisë për anëtarësim të vendit në NATO brenda 6 muajve, konkretisht në samitin e shtatorit, dhe atëherë BDI-ja do të njihte edhe legjitimitetin e presidentit Ivanov. Ndërkohë në kongresin partisë, vetë Ali Ahmeti theksoi se BDI-ja, për kushtin e avancimit në rrugën e integrimeve euro-atlantike hiqte dorë edhe nga gjuha shqipe. Megjithatë, tani nga BDI-ja pranojnë se kushtëzimi nuk vlen kur bëhet fjalë për çështje madhore.

Lajme të ngjashme

Back to top button