Përleshje e dhunshme, shikoni si reagon ky djalosh (VIDEO)

Një përleshje e dhunshme shokoi të gjithë personat, që po konsumonin një birrë në një lokal të Rusisë. Por ndryshe nga të tjerët, të cilët po vraponin për t’i shpëtuar situatës, një i ri i panjohur vazhdoi të konsumonte qetësisht pijen e tij, duke shikuar përleshjen.

I panjohur rus mund të kualifikohet si një ndër personat më gjakftohtë në botë, për shkak se ai vazhdoi të pijë birrën edhe pas situatës të rrezikshme për jetën.

Mediet ruse shkruajnë se policia konfirmoi se sulmuesit kishin pistoleta të tipit “Makarov”, kallashnikov dhe shkopinj gome, por sulmuesit nuk arritën të shqetësonin të riun. Në videon e publikuar i riu qëndronte në qetësi, duke i shikuar sulmin, si të ishte spektator në një shfaqje.

Në klubin “Strelec” të Rusisë, hynë papritmas 35 persona të armatosur, të cilët për arsye të panjohura filluan të godisnin klientët.
Sulmuesit u larguan nga lokali me makinat e tyre pa targa, ndërsa nga përleshja mbeten të lënduar 4 persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button