Qeveria ofroi marrëveshje, Ramkovski e refuzon, do të presë vendimin e Strasburgut

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka pranuar aplikimin e Velija Ramkovskit dhe vajzës së tij Emel Ramkovski, të cilët janë ankuar për kohëzgjatjen e paraburgimit dhe për vendimet e pajustifikuara pas çka Qeveria i ka ofruar një marrëveshje, por ai e ka refuzuar, mëson BIRN.

Sipas informacioneve me të cilat disponon BIRN avokati i autorizuar i Ramkovskit dhe vajzës së tij Emel, ka dorëzuar një kërkesë në gjykatën në Strasburg, të regjistruar nën numrin 33566/11. Me këtë kërkohet nga gjykata të konstatojë se u janë shkelur të drejtat e babait dhe vajzës Ramkovski të arrestuar në aksionin “Rrjeti”.

Argumentet e Ramkovskit janë se ato janë mbajtur në paraburgim pa ndonjë arsye konkrete.

Lajme të ngjashme

Back to top button