Modeli turk: Popullit shqiptar mund t’ia dëshmoj më të mirën

Në Kosovë e në Shqipëri të rinjtë vazhdimisht duan të merren me modelim. Shumë prej tyre e kanë arritur famën. Ata sot janë modelë të suksesshëm. E pavarësisht këtyre sukseseve, dikush tjetër do të hyjë në mesin e tyre. Ai është njëri nga modelët që supozohet të ketë tipare mesdhetare.

Djaloshi 20-vjeçar, Salih Gurkan, është ai që në një intervistë për Infodirekt.tv, do t’ia dëshmojë modelëve shqiptarë se çka është modelimi.

Kush është Salih Gurkan?

Unë jam një djalë i ri nga Austria. Quhem Salih Gurkan. Jam 20-vjeçar. Kam lindur në Austri. Jetoj në Austri. Vij nga dy prind turq. Nacionaliteti im është turk. Prej kohësh unë merrem me modelim. Këtë profesion e kam ushtruar me shumë dëshirë në Austri. Me këtë agjencion kam pasur një kontratë të shkurtër, për vetëm dy muaj.

Ç’lidhje keni me Kosovën?

Mua më pëlqen shumë edhe Kosova, edhe Shqipëria. Unë kam shumë shoqëri të mirë me shqiptarët. Populli shqiptar është i dashur. Është dashamirës. Është mikëpritës. Ky popull më bëri të mendoj dhe të bëj diçka që të paraqitem me modelim edhe në trevat shqiptare. Unë tani jam duke menduar për disa projekte. Jam duke bërë përpjekje për disa marrëveshje me disa agjenci të modës. Ende nuk kam bërë ndonje kontratë me dikë prej tyre. Kam oferta. Ende nuk kam vendosur diçka konkrete. Besoj që gjatë këtyre festave do të marrim vendimet e duhura në lidhje me këtë çështje.

Përse jeni potencuar se do ta pushtoni Shqipërinë e Kosovën?

Jam shumë optimist në këtë drejtim. Kam besim në vetvete që popullit shqiptar mund t’ia dëshmoj më të mirën. Për këtë arsye dua të punoj në njërën prej agjencive të modës në Kosovë, ose në Shqipëri.

A nënkupton kjo që ju jeni më i miri e modelët shqiptarë nuk përmbushin kriteret për të qenë modelë?

Unë nuk kam thënë që dikush prej modelëve shqiptarë nuk mbush kriteret për të qenë model. Mendoj se modelët shqiptarë janë shumë të suksesshëm. Mua më pëlqen vendi dhe njerëzit si popull. Dua të punoj me kënaqësi për popullin shqiptar.

Për çka mendoni se veçoheni ju nga modelët shqiptarë?

Unë nuk kam ndonjë dallim prej të tjerëve. Të gjithë jemi njerëz. Sukseset janë ato që ndoshta e bëjnë njërin apo tjetrin që të veçohet nga të tjerët. Secili ka arritjet e tij. Secili mund të arrijë më shumë se tjetri. Sot mund të bëhesh një yll i vërtetë në botën e modelimit, por nesër mund të mos jesh ai që ishe dje. Kështu që duhet gjithnjë angazhim dhe përpjekje maksimale. Modelët gjithmonë duhet t’i përmbushin kriteret e tyre.

Sipas jush, cilat mendoni se janë kriteret që duhet t’i përmbushë një model?

Modelët duhet të kenë përmasa modeli. Ata duhet të jenë fytyra karakteristike dhe të pashëm. Duhet të kenë në rend të parë gjatësinë, dukjen e stilin. Për pak harrova, ata duhet të jenë fotogjenë dhe t’i dojë kamera. Këto dhe të tjera kritere mendoj që arrihen vetëm me punë të vazhdueshme dhe seriozitet maksimal. nje pun duhet tmar me seriozitet se pari si model pra duhet te jesh tip qe te doj kamera.

Në medie është raportuar se ju jeni një model me tipare mesdhetare. Kush ua ka dhënë këtë vlerësim?

Mediet mund të kenë raportuar ashtu. Unë nuk e di se si ata më kanë vlerësuar. Sidoqoftë, unë i falënderoj ata për këtë vlerësim. Megjithatë, unë do të vazhdoj rrugëtimin tim drejt Kosovës dhe Shqipërisë. Kam marr disa oferta në Shqipëri e Kosovë nga disa agjencione të modës. Pretendoj të arrij realizimin e shumë projekteve të mia që parashoh t’i realizoj jo vetëm në Kosovë, por kudo që janë shqiptarët. Shpresoj se për këto projekte do të kuptoni shumë shpejt.

Lajme të ngjashme

Back to top button