fbpx

Taulant Balla në SHBA: Nevojë për një reformë të plotë për korrupsionin

Gjatë një vizite dy ditore në SHBA, Taulant Balla ka bërë me dije se një reformë e plotë do të luftonte korrupsionin.

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Organizata e Shteteve Amerikane (OAS).

Gjatë qëndrimit në Washington, ai u takua në Kongresin Amerikan me kongresmenin Eliot Engel, ndërsa në Departamentin e Shtetit, u prit nga Drejtori për Europën, Tom Yazdgerd dhe nga përfaqësuesi i njësisë për Shqipërinë në DASH, Benjamin Rinaker.

Nënkryetari i grupit socialist i informoi zyrtarët amerikanë mbi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, sidomos asaj në sistemin e drejtësisë.

“Mos ndëshkimi i korrupsionit në Shqipëri është përgjegjësi e Prokurorisë dhe e sistemit gjyqësor dhe një reformë e plotë në të, do të ishte masa e nevojshme për të luftuar këtë fenomen shkatërrues për shoqërinë shqiptare”, ka thënë Balla.

Një tjetër takim deputeti Balla e zhvilloi në Departamentin e Energjisë, me zv/ndihmës Sekretaren Paula Gant, ndërsa në Departamentin amerikan të Tregtisë, u takua me zv/ndihmës Sekretarin për Europën dhe Euroazinë, Jay Burgess.

Gjatë takimeve, u diskutua mbi tërheqjen e investimeve amerikane në Shqipëri. Sipas tij, janë ende në nivele të ulëta, megjithëse marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera. /albeu

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close